Lidhje

Telemjekësia në Shqipëri


Intervistë me profesor doktor Rifat Latifi
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:04 0:00
Intervistë me profesor doktor Rifat Latifi
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:04 0:00

Zëri i Amerikës: Profesor Latifi, këto ditë në qytetin Bajram Curri ju përuruat qendrën e telemjeksisë, që shënon edhe përmbydhjen e shtrirjes së rrjetit të telemjeksisë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Si drejtues i këtij projekti, a mund të na thoni se çfarë përfaqëson ai?

Prof. Rifat Latifi: Përfaqëson përmbydhjen e një ëndërre të lartë, një ëndërre të madhe që Shqipëria, Kosova dhe vendet ballkanike të jenë pjesë e botës, pjesë e mjeksisë botërore, pjesë e çështjeve akademike. Ndërsa për rajonin e Tropojës, qendra e telemjeksisë në Bajram Curr është një dritare e madhe tek ekspertiza mjeksore, kudo që të jenë në botë. Për mua, ky është një nga momentet më të rëndësishme në jetën time përsonale, por besoj se është një nga momentet shumë të rëndësishme edhe për spitalin e Bajram Currit, i cili ka bërë aq shumë gjatë luftës së Kosovës dhe që ka bërë aq shumë për kujdesin e popullatës së këtij vendi kaq të bukur.

Zeri i Amerikës: Në vitin 2002 ju përuruat qendrën e telemjeksisë në Kosovë dhe, më pas, edhe atë në Shqipëri. Cila është ideja e juaj, a do të vazhdojë shtrirja e këtij rrjeti edhe në vende të tjera të Ballkanit?

Prof. Rifat Latifi: Kosova ka patur ndihmë të madhe prej të gjithë botës, në shumë nivele. Tash, Kosova i ka dhënë Shqipërisë një dhuratë të shkëlqyshme, modelin e programit të telemjeksisë, që tani vazhdon edhe në Afrikë. Ndërsa për vende të tjera, si në Mal të Zi, Maqedoni, në Bosnje dhe vende të tjera, ne do të bëjmë çmos që të përhapim këtë model.

Zëri i Amerikës: Përgjatë këtyre viteve, një numër i madh pacientësh, por edhe mjekë kanë marrë mbështetje nga programi i telemjeksisë. Mund të na thoni si funksionon konkretisht ky program?

Prof. Rifat Latifi: Programi i telemjeksisë është një dritare tek ekspertiza botërore e mjeksisë. Nëse pacienti, siç është ky rasti që po e shohim në skaner të kokës, është i lënduar, deri tani, për çdo rast është dashtë që këta pacientë të dërgohen në Tiranë apo në Gjakovë, Prizren apo Kukës. Tani nuk ka nevojë, me përjashtim të rasteve shumë të rënda. Kjo për shkak se doktor Fatos Olldashi, ose mjekë të tjerë që janë të shkëlqyshëm në Universitetin e Tiranës, Qendrën Klinike të Tiranës, apo në vende të tjera të botës, mund të jenë të pranishëm dhe mund t’i ndihmojnë pacientët tanë, kudo që të jenë në botë.

Zëri i Amerikës: Prof. Latifi, cila është e ardhmja e këtij programi?

Prof. Rifat Latifi: E ardhmja e telemjeksisë është jashtëzakonisht e mirë për shkak se zhvillimet teknologjike janë marramendëse. Përsa i përket programit të telemjeksisë në Shqipëri, e ardhmja e tij varet se si shteti shqiptar do ta mbajë, do ta mirëmbajë dhe do ta ndihmojë me kapacitete njerëzore dhe me teknologji të re. Tash për tash, ne kemi patur një mbrojtje të shkëlqyshme, një përkrahje të madhe, por besoj se, edhe tash e tutje, ky program do të jetë në duar të mira?

Zëri i Amerikës: Profesor Latifi, ju jeni një mjek i njohur shqiptaro-amerikan që punoni në SHBA, keni një përvojë të gjatë në fushën e mjeksisë, atë të profesoratit, por jeni edhe ekspert ndërkombëtar i telemjeksisë. Dëshiroj t’ju pyes se çfarë ju shtyu të ndërmerrni këtë nisëm për përhapjen e telemjeksisë në rajon?

Prof. Rifat Latifi: Ne, që fizikisht jemi larguar nga vendi ynë, nuk jemi largu shpirtërisht. Secili prej nesh ka një obligim që të bëjë diçka për vendin tonë. Unë këtë di mirë me ba. Unë jam profesor i kururgjisë dhe kirurg traumatolog i përgjithshëm dhe me atë unë jetoj. Po programi i telemjeksisë tashmë është bërë një pjesë e rëndësishme e qenies time, sidomos për vendet tona edhe për vende të tjera në zhvillim në të gjithë botën si në Azinë Juglindore, në Afrikë dhe vende të tjera.

Përmes telemjeksisë ne mund të bëjmë shumë më shumë për pacientët se sa unë bëj 5 apo 6 orë operacion me një të sëmurë. Kjo siguron sistemin që do të ndihmojë çdo pacient në Shqipëri.

27 qendra të telemjeksisë, çdo cep i Shqipërisë, çdo spital rajonal dhe dy spitalet bashkiake; ai në Bajram Curri dhe ai në Sarandë, janë tashmë pjesë e programit të telemjeksisë, që nga Shkodra, Korça, Durrësi, Kukësi, Peshkopia, Vlora, Gjirokastra dhe vende të tjera.

XS
SM
MD
LG