Lidhje

Greqia hap bankat pas tre javësh


Në Greqinë e tronditur nga borxhi, bankat u hapën sot për herë të parë pas tre javësh. Klientët do të lejohen të bëjnë një tërheqje të vetme prej 455 dollarësh në javë, në vend të tërheqjeve të përditshme. Ndërkaq, mbeten në fuqi kufizimet në transferimet e parave jashtë vendit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i hodhi poshtë përsëri propozimet për faljen e një pjese të borxhit grek, por tha se qeveria e saj do të tregojë elasticitet në bisedimet e reja rreth mënyrës së ristrukturimit të paketës financiare për Athinën.

Duke folur dje në televizionin gjerman, kancelarja përjashtoi gjithashtu mundësinë që Greqia të largohet nga Eurozona. Të premten, ajo u tha ligjvënësve gjermanë se një dalje e përkohshme e Greqisë me siguri do të çonte në kaos.

Në Athinë, Kryeministri grek Aleksis Tsipras përballet këtë javë me sfida të reja në parlament, ndërkohë që administrata e tij do të përpiqet të sigurojë miratimin e reformave të kërkuara nga kreditorët evropianë në këmbim të kredive të reja.

XS
SM
MD
LG