Lidhje

Mitsubishi: Ndjesë për përdorimin e pengjeve amerikanë si skllevër


Ekezkutivë të firmës japoneze Mitsubishi në një veprim historik, kërkuan falje për shfrytëzimin e të burgosurve amerikan të luftës si krah pune i detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, i kërkoi “falje me keqardhje të plotë” ish-të burgosurit të luftës, 94-vjeçarit amerikan James Murphy, gjatë një ceremonie publike që u mbajt në Muzeun e Tolerancës në Los Anxhelos. Para ceremonisë, Hikaru Kimura dhe drejtues të tjerë të Mitsubishit i kërkuan falje James Murphy-it, në një takim privat me të.

12 mijë të burgosurve amerikanë të luftës ju desh të bënin punë të detyruar për qeverinë dhe kompani private japoneze. Mijëra prej tyre vdiqën.

Megjithëse qeveria japoneze ka kërkuar falje zyrtarisht për shfrytëzimin e të burgosurve të luftës për punë të detyruar, veprimi i firmës Mitsubishi është rasti i parë kur një kopmaini private kërkon falje për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG