Lidhje

Të jetosh më mirë duke ecur në natyrë


Sipas një studimi në Universitetin Stanford, shëtitja në natyrë ka efekte shumë pozitive psikologjike tek njerëzit, krahasuar me jetën urbane.

Për t’u ndjerë më mirë mund të arrihet ndoshta shumë thjesht nëpërmjet një ecjeje në pyll. Shkencëtarët në Universitetin Stanford studiuan rreth 40 individë me shëndet të plotë mendor. Gjysmës së tyre iu kërkua të bënin një shëtitje nëpër qytet. Gjysmës tjetër iu tha ta bënin shëtitjen në natyrë.

Pas kthimit, personat që ecën në natyrë shfaqën më pak shenja mërzitjeje ose pezmatimi, krahasuar me ata që ecën përmes qytetit.

“Ekzaminuam pjesët e trurit që aktivizohen gjatë krijimit të ndjesisë së mërzitjes, dhe vumë re një rënie të këtij aktiviteti tek personat që ecën në natyrë, ndërsa nuk pati ndryshim tek ata që ecën nëpër zona urbane.”

Kështu shprehet Gregory Bratman, i Universitetit Stanford, i cili shton se nuk dihet se sa kohë është e nevojshme të qëndrohet në mjedise natyrore, që të arrihet një përfitim i tillë.

“Duhet të mendojmë si ta integrojmë sërish natyrën në qytetet tona.”

Gjysma e popullsisë së botës jeton tashmë në qytete.

XS
SM
MD
LG