Lidhje

Turqia vazhdon sulmet kundër ISIS


Turkish soldiers watch smoke billow from the Syrian town
Turkish soldiers watch smoke billow from the Syrian town

Avionë luftarakë turq kanë sulmuar kampe të ISIS në Siri, ndërkohë që trupa tokësore turke kanë goditur baza të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun verior.

Zyrtarët turq thonë se operacionet po krijojnë “një zone të sigurtë” në një hapësirë të gjerë në veri të Sirisë.

Një përfaqësues i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK e dënoi sulmin. Ai tha se me këto veprime, Turqia do t’i acarojë më tej marrëdhëniet e tensionuara me Irakun verior.

Sulmi ndaj bazave të PKK në Irakun verior shënon të parën herë që Turqia ndërmerr operacione kundër kurdëve në Irak që kur u arrit marrëveshja e paqes mes autoriteteve zyrtare në Ankara dhe PKK në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG