Lidhje

Zgjerohet stërvitja e forcave ukrainase


US - Ukraine
US - Ukraine

Administrata Obama po zgjeron operacionet stërvitore të forcave ukrainase të sigurisë, që përballen me separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.

Departamenti i Mbrojtjes njofton se Divizioni i Ushtrisë Amerikane për Evropën do t’i organizojë stërvitjet, të cilat do të zhvillohen me njësi të vogla për të ndihmuar kapacitetet mbrojtëse të forcave ukrainase.

Stërvitja do të zhvillohet në Ukrainën perëndimore, në kufi me Poloninë. Zëdhënësi i Departmanetit të Mbrojtjes Mark Toner tha se fokusi aktual është tek ndihma jo-vdekjeprurëse dhe se ende nuk ka plane për ta furnizuar Ukrainën me armë.

XS
SM
MD
LG