Lidhje

Pentagoni u thotë jo rojeve qytetare


Pentagon

Pentagon

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po u bën apel qytetarëve të mos rrinë roje pranë qendrave për rekrutimin e ushtarëve.

Pas sulmit në dy qendra rekrutimi në shtetin Tenesi, ku gjetën vdekjen pesë pjesëtarë të forcave të armatosura, janë shfaqur qytetarë të thjeshtë amerikanë, të armatosur të cilët mblidhen para këtyre zyrave për të mbrojtur personelin ushtarak.

Pentagoni po u bën thirrje amerikanëve të mos mblidhen para këtyre zyrave. Ky fenomen ka shkaktuar edhe probleme, pasi në Lankaster të Ohajos, një ndër vullnetarët që kishte dalë për të mbrojtur qendrën, aksidentalisht shkrepi armën në drejtim të zyrave të ushtrisë.

Qendrat e rekrutimit operohen nga pjesëtarë të forcave të armatosura, por këta ushtarë janë të paarmatosur, pasi në bazë të ligjit pjesëtarë të ushtrisë amerikane nuk lejohen të mbajnë armë në territor amerikan

XS
SM
MD
LG