Lidhje

Marrëdhëniet racore në SHBA


A man wearing a mask uses a tablet to take photographs

A man wearing a mask uses a tablet to take photographs

Një anketë e re tregon se Amerika nuk e ka arritur etapën post-racore të ekzistencës në harmoni mes racave që shumë veta mendonin se do të bëhej realitet pas zgjedhjes së presidentit të parë afrikano-amerikan.

Afro 6 ndër 10 amerikanë, ndër të cilët përfaqësohen popullata e bardhë dhe ajo me ngjyrë, thonë se marrëdhëniet racore aktualisht janë mjaft keq. Rreth 4 ndër 10 amerikanë mendojnë se këto marrëdhënie po keqësohen. Këto të dhëna dalin nga një anketë e zhvilluar nga rrjeti CBS mediatik dhe gazeta New York Times.

Pak pas zgjedhjes së zotit Obama në 2008, dy të tretat e amerikanëve mendonin se marrëdhëniet ndër-racore në vend ishin përgjithësisht të mira.

Gjatë fushatës zgjedhore të zotit Obama në 2008, afro 60% e afrikano-amerikanëve thonin se marrrëdhëniet ndër-racore ishin përgjithësisht të këqija, aktualisht kjo shifër ka arritur në 68% e të anketuarve në komunitetin afrikano-amerikan.

Anketa zhvillohet pas pasqyrimeve të bujshme të një numër incidentesh kur afrikano-amerikanë gjetën vdekjen në duart e policisë, si dhe pas incidentit të përgjakshëm në Çarleston të Karolinës së Jugut, ku një i ri i bardhë vrau disa afrikano-amerikanë në kishë.

XS
SM
MD
LG