Lidhje

Dekriminalizimi, opozita me platformën e saj


Në Shqipëri, opozita kërkoi ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale‎

Pasi për 7 muaj nuk arritën të gjejnë një emërues të përbashkët, shumica dhe opozita premtojnë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar t’i japin një zgjidhje cështjes aq shumë të debatuar të dekriminalizimit. Një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se shumica do ta trajtojë këtë problem në vjeshtë, sot partia demokratike bëri publike platformën me zgjidhjet që ajo propozon.

Opozita për dekriminalizimin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

“Partia Demokratike propozon që ndalimet kushtetuese dhe ligjore të përfshijnë personat që kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve te tjera. Do të ndalohen të kandidojnë apo të mbajnë funksione publike të gjithë personat të cilët janë në procese hetimi apo gjykimi në vendet e tjera, janë në kërkim ndërkombëtar apo janë dëbuar nga vendet e Bashkimit Europian apo shtete të tjera në lidhje me kryerjen e krimeve të rënda në ato vende”, deklaroi sot deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Baza mbi të cilën do të mbështeten duket se është pika që i bashkon të dyja palët. Kryeministri Rama tha dje se modeli kryesor do të jetë ai italian, por me masa më të përforcuara. Të njejtin model, sic tha zoti Bylykbashi, do të ketë si shtyllë kryesore edhe platforma e opozitës.

Por që pa nisur ende puna diferencat janë të qarta përsa i përket shtrirjes së efektit të ligjit. Kryeministri Rama tha dje se “do t’i japim fund debatit, dhe do të shmangim këtë fenomen nga e ardhmja. Pra në zgjedhjet e ardhshme ky fenomen do të jetë i përballuar”.

Por opozita kërkon që ligji të prekë edhe ata që aktualisht janë në parlament apo administratë e pushtet vendor e që dyshohen për një të kaluar problematike: “Partia Demokratike propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale‎ në Shqipëri apo jashtë saj dhe ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të këtyre personave në të ardhmen”.

Kryeministri Rama i konsideroi dje qesharake propozimet e opozitës për marrjen e shenjave të gishtave personave që kandidojnë, por kjo e fundit e sheh këtë si një masë të domosdoshme pasi sipas saj, mund të ketë persona që kanë ndryshuar identitetin.

Sipas Partisë demokratike, ligji për dekriminalizimin duhet të pasohet me ndryshime në kushtetutë, në Kodin zgjedhor, në rregulloren e parlamentit e po ashtu dhe në kodin e procedurës penale.

XS
SM
MD
LG