Lidhje

Marshim i trupave amerikane në Evropë


Janë disa qindra ushtarë amerikanë të armatosur mirë dhe që po përshkojnë mijëra kilometra nëpër Evropë. Ky marshim synon të sigurojë aleatët e NATO-s dhe popujt e atyre vendeve që i ka kapur paniku i një agresioni të mundshëm rus. Ja si shprehet koloneli i ushtrisë amerikane John Meyer:

“Ata janë të shqetësuar. Panë se çfarë ndodhi në Krime dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.”

Në mars, autokolona e ushtrisë amerikane filloi një udhëtim prej mbi 2 mijë kilomtrash duke u nisur nga Estonia. Në maj, ata përshkuan 350 kilometra brenda Rumanisë.

Autokolona ushtarake do të kalojë nëpër Gjermani, Republikën Çeke, Slovaki dhe Hungari gjatë muajve shtator dhe tetor.

Ekspertët për sigurinë evropiane thonë se marshimet e autokolonave janë më shumë se manovra, ato janë deklerata ndaj Rusisë që të qendrojë larg vendeve të NATO-s. Heather Conley është me Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike.

“Po dërgojmë mesazhin – që as mos e çoni ndërmend ta bëni një gjë të tillë.”

Që nga Luftërat Botërore, ushtria amerikane shihet si çlirimtare nga banorët e shumë shteteve evropiane.

“Këtë nënkupton marshimi. Është ndjesia se Shtetet e Bashkuara janë këtu. Të gjithë jemi anëtarë të një aleance. Për sa kohë të jemi pjesëtarë të kësaj aleance, kjo aleancë do të mbrojë këto vende.”, thotë koloneli amerikan John Meyer.

Ai thotë se ka në plan të vazhdojë marshime të tilla në autokolonë deri në vitin 2016. Sigurimi i aleatëve dhe forcimi i aleancës, thotë ai, janë prioritet i ushtrisë amerikane.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG