Lidhje

Amerika dhe Egjipti do të zgjerojnë marrëdhëniet


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po hedh themelet në përmirësimin e marrëdhënieve mes Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, duke filluar me një takim sot me homologun egjiptian Sameh Shoukri.

Bisedimet e sotme në Kairo vijnë ndërkohë që Egjipti po përballet me rritjen e kërcënimeve terroriste në gadishullin Sinai.

“Egipti prej kohësh ka luajtur një rol shumë të rendësishëm në rajon dhe marrëdhëniet botërore. Kam besim të madh, dhe siguri se kjo është pjesë e themeleve mbi të cilat ne do të ndërtojmë të ardhmen. Ne kemi besim tek Egjipti dhe është e rendësishme të fillojmë rindërtimin e elemetëve të marrëdhënieve tona bazuar në këtë dialog strategjik.”

Sekretari Kerry do të takohet më vonë me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi.

Zyrtarët amerikanë thonë se takimet kanë për synim që të rifillojnë një partneritet strategjik me Egjiptin i cili u ngadalësua drejt pothuajse ndaljes si rezultat i shqetësimeve amerikane për të drejtat e njeriut lidhur me grushtin ushtarak të vitit 2013 dhe përmbysjen e presidentit të atëhershëm Mohamed Morsi.

Zoti Kerry po vazhdon një turne në pesë vende të Azisë Lindore dhe Juglindore.

XS
SM
MD
LG