Lidhje

Departamenti i Shtetit mbështet raportin për trafikun me njerëz


human trafficking report
human trafficking report

Departamenti amerikan i Shtetit i ka dalë në mbrojtje renditjes së vendeve në raportin vjetor mbi trafikun me njerëz. Reagimi i Departamentit pason një artikull investigativ nga agjencia e lajmeve Reuters që akuzon diplomatë të lartë amerikanë se kanë manipuluar rezultatet për të renditur më lart disa vende me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner tha dje se raporti është objektiv dhe i besueshëm.

Sipas agjencisë Reuters, zyra e Departamentit të Shtetit, e krijuar për të analizuar në mënyrë të pavarur luftën kundër trafikut njerëzor, shpesh ishte nën presionin e diplomatëve të lartë për të ngritur më lart në renditje 14 vende specifike në raport. Reuters njofton se burime të paidentifikuara konfirmojnë se Malajzia, Kuba, Kina, India, Uzbekistani dhe Meksika ishin ndër vendet që morën renditje më të lartë.

Në korrik Shtetet e Bashkuara rivendosën marrëdhënie diplomatike me Kubën. Ndërkaq, Malajzia është një ndër vendet e përfshira në projekt-marrëveshjen tregtare të brezit të Paqësorit. Të dyja këto vende kanë qenë nën mbikqyrje për rezultatet e dobëta në luftën kundër trafikut njerëzor.

Disa politikanë e kanë kritikuar ashpër administratën Obama në përgjigje të artikullit të Reuters-it.

XS
SM
MD
LG