Lidhje

SHBA, OKB dhe ndryshimet e klimës


Presidenti Barak Obama i bëri thirrje botës të angazhohet më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës. Zoti Obama i bëri komentet gjatë një takimi me shefin e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun në Uashington, një ditë pasi shpalli programin e tij të ri për energji të pastër në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Ban e quajti programin largpamës dhe u kërkoi Shteteve të Bashkuara që të udhëheqin në përpjekje për të luftuar ndryshimin e klimës globale.

Presidenti Obama dhe zoti Ban thanë se ndryshimi i klimës ishte në krye të agjendës së tyre gjatë takimit të martën. Ata ranë dakord të kërkojnë një përgjigje të fortë globale për këtë sfidë në një konferencë për Ndryshimin e Klimës që do të mbahet këtë vit në Paris.

"Ne na duhet që Parisi të jetë një sukses, dhe bota duhet të veprojë në mënyrë të bashkërenduar në emër të fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm."

Të hënën, zoti Obama shpalli planin e tij për energjinë e pastër. Plani përfshin pakësimin e emetimeve nga termocentralet me qymyr dhe ndërtimin e centraleve të energjisë alternative. Disa ligjvënës republikanë e kritikuan menjëherë planin.

"Guvernatorët e dinë se kjo do të jetë diçka e keqe për sa i përket burimeve të energjisë në shtetet e tyre, e keqe për vendet e punës dhe për ekonominë, pra njerëzit do të paguajnë më shumë për energjinë."

Kritikët thonë gjithashtu se masat e propozuara do të rrisin faturat e shërbimeve.Roy Blunt, senator republikan i Mizurit

"Do të ketë një efekt negativ mbi familjet e varfra, familjet punëtore dhe ato të klasës së mesme që mezi paguajnë faturat."

Por sekretari i përgjithshëm i OKB-së e vlerësoi planin.

"Për ndryshimin e klimës, unë përgëzoj shumë angazhimin e fortë të Presidentit Obama që nga dita e parë në këtë detyrë, dhe mbështetem në udhëheqjen tij, derisa ne të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për klimën në muajin dhjetor në Paris. "

Së bashku me Kinën, Shtetet e Bashkuara janë një nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Më shumë se një e treta e energjisë elektrike në SHBA prodhohet nga centralet me qymyr, dhe vetëm 5 për qind nga burime të rinovueshme si era dhe energjia diellore.

XS
SM
MD
LG