Lidhje

Rreth 800 emigrantë të shpëtuar mbërrijnë në Itali


Rreth 800 emigrantë mbërritën sot Itali në bordin e një anijeje norvegjeze që i shpëtoi ata të enjten pranë brigjeve libiane.

Rojet bregdetare italiane thanë se mes tyre ishin 48 fëmijë dhe 94 gra. Besohet se emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe vendet Nën-Sahariane.

Ata u transportuan në portin e Reggio Calabrias dhe pas kontrolleve shëndetësore, do të dërgohen në qendrat e pritjes në të gjithë Italinë.

Ndërkohë, nëntë emigrantë sirianë u vranë dhe 31 u plagosën në një aksident rrugor në Turqinë perëndimore gjatë rrugës për një qytet bregdetar. Ishujt grekë ishin destinacioni i tyre i fundit.

Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian për menaxhimin e kufijve, tha dje se gjatë muajit korrik, rreth 50 mijë emigrantë mbërritën në vendet e BE-së nëpërmjet Greqisë, duke tejkaluar në një muaj të vetëm numrin e përgjithshëm të emigrantëve në vitin 2014.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të përmbushin angazhimet për të mbështetur këtë agjencinë. Udhëheqësit e BE-së kanë premtuar se do të trefishojnë buxhetin e Frontexit ndërkohë që mijëra njerëz po vërshojnë drejt Evropës për t’i shpëtuar varfërisë dhe konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

XS
SM
MD
LG