Lidhje

Tajvani goditet nga një tajfun i fuqishëm


Një tajfun i fuqishëm goditi sot Tajvanin me shira dhe erëra shkatërrimtare që shkaktuan vdekjen e disa personave, para se të drejtohej për në territorin e Kinës.

Pamjet televizive tregonin njerëz të bllokuar në brigjet e lumenjve të dalë nga shtrati si dhe rrëshqitje të mëdha dheu në fshatrat malore. Në disa zona ka rënë deri në 1.000 milimetra shi i rrëmbyeshëm.

Taifuni Soudelor, i cili zbarkoi në tokë sot, u shoqërua me erëra deri në 200 kilometra në orë, duke rrëzuar pemë dhe linja të energjisë elektrike.

Zyrtarët thonë se më shumë se dy milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet kanë mbyllur zyrat dhe shkollat. Fluturimet dhe format e tjera të transportit po ashtu janë pezulluar. Qindra njerëz janë dërguar në strehimoret e hapura nga qeveria, ndërsa trupat janë në gatishmëri për operacionet e shpëtimit.

XS
SM
MD
LG