Lidhje

Vdes babai i foshnjës së vrarë palestineze


Babai i një foshnje palestineze të vrarë në një sulm me bomba zjarri në shtëpinë e saj javën e kaluar vdiq nga plagët sot në mëngjes, sipas njoftimeve nga familja dhe spitali.

Për sulmin që ndodhi herët në mëngjesin e 31 korrikut janë akuzuar persona të dyshuar si ekstremistë hebrenj. Autorët hodhën bomba zjarri në një dhomë gjumi të shtëpisë së zotit Saed Dawabsheh në fshatin Duma të Bregut Perëndimor.

Djali i tij 18-muajsh, Ali, humbi jetën. Saed Dawabsheh, gruaja e tij dhe djali i tyre 4-vjeçar u plagosën rëndë në këtë sulm. Gruaja, Riham, dhe 4-vjeçari Ahmed janë ende duke u mjekuar në një spital izraelit.

Pas lajmit të vdekjes së foshnjes 18-muajshe, Hamasi bëri thirrje për "konfrontim" me Izraelin, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG