Lidhje

SHBA dislokojnë avionë F-16 në Turqi


Misioni amerikan në NATO tha se ka dislokuar aeroplanë luftarakë F-16 në një bazë ajrore turke, ndërkohë që vazhdojnë sulmet ajrore të koalicionit kundër militantëve Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ankaraja e hapi bazën e Inçirlikut për operacionet luftarake kundër ISIS-it muajin e kaluar dhe ka filluar njëkohësisht filluar fushatën e saj ajrore kundër Shtetit Islamik dhe grupi separatist kurd, PKK.

Gjashtë avionë F-16 janë dërguar në Inçirlik nga Baza ajrore e Avianos në Itali, së bashku me një personel prej 300 vetash.

Edhe mbrëmë gjatë natës vazhduan operacionet e përditshme nga ajri kundër ISIS-it, ku forcat e udhëhequra nga SHBA kanë kryer 16 sulme ajrore në Irak dhe shtatë në Siri.

Javën e kaluar, Pentagoni tha se forcat amerikane në Turqi kryen sulmin e tyre të parë kundër luftëtarëve të shtetit islamik në Siri. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se sulmi i parë u krye kryer nga një avion pa pilot në të njëjtën ditë që avionë të telekomanduar amerikanë dhe të tjerë filluan të arrijnë në Inçirlik.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara po planifikojnë veprime të përbashkëta ushtarake për të spastruar militantët nga një zonë e Sirisë pranë kufirit turk.

XS
SM
MD
LG