Lidhje

Grupi egjiptian merr përgjegjësinë për ekzekutimin e kroatit


Një grup egjiptian që ka lidhje me Shtetin Islamik mori sot përgjegjësinë për ekzekutimin e një shtetasi kroat të rrëmbyer muajin e kaluar.

Organizata ekstremiste publikoi përmes një mesazhi elektronik një fotografi ku thotë se duket ekzekutimi me prerje koke.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç tha se autoritetet në Kroaci nuk mund të konfirmonin "100 për qind" vdekjen e Tomislav Salopek, një 30-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve, me punë në Egjipt.

Nëse konfirmohet, vrasja e tij dote shënonte rastin e parë të një pengu perëndimor të ekzekutuar nga grupi Provinca e Sinait, një organizatë që ka deklaruar besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Fotoja, e publikuar në llogarinë e kësaj organizate në Twitter, tregon kokën e një personi të shkëputur nga një trup pa jetë, një thikë të përgjakuar si dhe një flamur të Shtetit Islamik në sfond.

Mesazhi shoqërohej me diçiturën “ekzekutuar si rezultat i përfshirjes së vendit të tij në luftën kundër Shtetit Islamik, pas skadimit të afatit”. Organizata kishte kërkuar lirimin e grave myslimane nga burgjet egjiptiane, si kusht për lirimin e pengut kroat.

XS
SM
MD
LG