Lidhje

Ekonomia, Basha: Gjendja alarmante


Sipas kreut të opozitës, gropa e krijuar në të ardhurat është përgjegjësi e qeverisë e cila sipas tij nxit kontrabandën dhe evazionin fiskal

Në Shqipëri kryetari i opozitës Lulzim Basha tha sot se sipas tij situate ekonomike është alarmante, ndërsa ju referua mungesës së afër 134 milion dollarëve nga të ardhurat në tatime e dogana, nga të cilat sic u shpreh ai 50 milion janë vetëm nga kontrabanda e cigareve

“Nuk kemi të bëjmë me një qeveri që i rri përballë evazionit, por një qeveri që e nxit, sepse përfiton nga evazioni, nga 50 milion dollarët që i mungojnë qytetarët sepse I njeh dhe I sheh si mallra dhe të ardhura të veta. Gjendja është alarmante dhe pa perspektive me këtë qeveri. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rreze drite, asnjë shans për të dalë nga ky rreth vicioz i përkeqësimit, i rrokullisje dhe I gremisjes së ekonomisë shqiptare”, u shpreh zoti Basha.

Ai tha se pavarësisht deklarimeve publike vetë qeveria ka pranuar situatën ndërsa rishikoi në ulje buxhetin e këtij viti por edhe programin ekonomik afatmesëm të vendit. Zoti deklaroi se opozita po përgatit një platformë të sajën ekonomike, për zbatimin e së cilës, sic u shpreh, do të përballet me shumicën në parlament por dhe në sheshet e protestave qytetare.

Lidhur me paralajmërimet e qeverisë për nisjen e një aksioni kundër informalitetit dhe evazionit fiskal shtatorin e ardhshëm, zoti Basha u shpreh se sipas tij ata që do të goditen do të jenë sipërmarrësit e zakonshëm që janë në prag të falimentimit dhe jo kontrabandistët dhe evazorët e vërtetë që mbrohen nga qeveria, nënvizoi kreu i opozitës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG