Lidhje

Kërkimet për avionin MH370


A Malaysian expert, center, looks for debris from the ill-fated Malaysia Airlines flight MH370 on a beach in Saint-Andre de la Reunion, on Reunion Island, in the Indian Ocean, Aug. 4, 2015.

A Malaysian expert, center, looks for debris from the ill-fated Malaysia Airlines flight MH370 on a beach in Saint-Andre de la Reunion, on Reunion Island, in the Indian Ocean, Aug. 4, 2015.

Ekspertët ndërkombëtarë vazhdojnë të shqyrtojë një pjesë të mbeturinave të gjetura deri tani nga avion i linjës ajrore të Malajzisë, MH370, që humbi vitin e kaluar. Ndërkohë, në një laborator francez, ekspertë të tjerë janë duke u përpjekur për të përcaktuar vendin ku avioni mund të jetë rrëzuar duke u nisur nga ishulli në oqeanin Indian ku u gjet pjesa e krahut të tij. Carolyn Presutti e Zërit të Amerikës shkoi në një kompani amerikane që ka pajisje që kontrollojnë fundin e oqeanit për aeroplanë, dhe përgatiti këtë material

Brenda kësaj magazine ndodhen mjetet për të hetuar thellësitë misterioze të oqeanit.

Grupi Eclipse specializohet në gjetjen e mbeturinave nënujore - si ky aeroplan luftarak F-14 i sapogjetur në ujrat e Mesdheut, si dhe objekte nga Titaniku.

Nëse ndiqet udhëtimi i avionit MH370, kërkimet çojnë në vendin e përplasjes, dhe një kompani si Eclipse është në gjendje ta bëjë këtë. Themeluesi i kompanisë Eclipse, Steven Saint Amour është duke shqyrtuar një anije të fundosur pranë gjirit Massachusetts dhe foli përmes Skype-t. Ai thotë se për ekspertët është e vështirë të shkojnë mbrapa në rrugën e fluturimit për të zbuluar një aksident ajror.

"Mendoj se kjo ndoshta do të jetë po aq e vështirë sa më parë. Është konfirmuar vetëm gjetja e mbeturinave, sepse avionin është nën ujë."

Saint Amour thotë se mbeturinat e avionit ishin shtyrë nga rrymat, që i çuan ato rrotull e rrotull, i nxorrën pranë bregut australian, pastaj nëpërmjet oqeanit indian i çuan pranë Madagaskarit dhe në ishujt përreth, si Reunion.

Nëse ekspertët gjejnë një vend të ri kërkimesh, të ngjashëm me Reunion, atëherë një kompani kërkimesh mund të përdorë një pajisje për të kryer hetime të mëteshme nënujë. Kjo pajisje, me kamera dhe duar çeliku, kontrollohet nga një anije në sipërfaqe.

Firma Eclipse është duke ndërtuar një pajisje të tillë të re, e aftë për të arritur thellësitë 6000 metra.

"Ndonjëherë peshkatarët kapin në rrjetat e tyre mbeturina anijesh të mbytura. Ne përdorim mënyra të ngjashme për hequr pengesat në mënyrë që pajisja të mund të punojnë me kujdes."

Saint Amour thotë se kërkimi i ardhshëm për MH370 varet nga fondet dhe koha.

"Oqeani Indian është i madh. Dhe mund të duhen vite para se avioni të gjendet, nëse."

XS
SM
MD
LG