Lidhje

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë më 25 gusht


Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pritet që të vazhdojnë më 25 gusht. Në këtë raund të bisedimeve pritet të trajtohen çështje që kanë mbetur të hapura e që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Arritja e marrëveshjeve mund të jetë me rëndësi vendimtare për përparimin e të dyja palëve drejt integrimeve evropiane. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG