Lidhje

Rihapja e ambasadës amerikane në Kubë


Cuban-American Poet Richard Blanco reads a poem during the reopening ceremony of the U.S. embassy in Havana, Cuba, Aug. 14, 2015.
Cuban-American Poet Richard Blanco reads a poem during the reopening ceremony of the U.S. embassy in Havana, Cuba, Aug. 14, 2015.

Rihapja e ambasadës amerikane në Kubë pas 54 vjetësh ka ngjallur shpresat por edhe dyshimet në të dy vendet. Komuniteti kubano-amerikan në Miami të Floridës është tejet i ndarë mbi këtë çështje ndërsa emocionet arritën kulmin të premten ndërsa u ngrit flamuri amerikan në ambasadën në Havana. Njëra anë vlerëson rifillimin e marrëdhënieve diplomatike si një shans i ri për njerëzit në të dy vendet. Ndërsa pala tjetër është e zemëruar duke e akuzuar Uashingtonin se është përkulur para regjimit të padrejtë kubanez.

Demostruesit nga dy kampet përdorën thirrje fyese ndaj njëri tjetrit ndërsa policia ndërhyri kur situata doli jashtë kontrollit. Florida ka më shumë se 1 milion kubano-amerikanë me shumicën që jetojnë në Miami. Ata që kanë lindur në Amerikë mesa duket e mbështesin qasjen e re amerikane me Kubën.

Familja ime nuk ka qënë në Kubë për mbi 50 vjet dhe tashmë kemi një ditë të re dhe shans të ri.”, thotë një burrë.

Nuk duhen harruar gjithë ata njerëz që kanë vdekur atje. Kurrë nuk do të harroj.”, thotë një grua me zemërim.

Flamuri amerikan u ngrit në Havana mëngjesin e së premtes, një ditë pas ditëlindjes së 89 të Fidel Castros. Shumë kubanezo-amerikanë e përshkruan me tallje ngjarjen si dhuratë për ditëlindje për armikun e vjetër amerikan. Kubanezët e thjeshtë nuk do të përfitojnë nga kjo, tha senatori i Floridas, Marco Rubio.

“Në sytë e Barack Obamës dhe ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, populli kuban po vuan sepse nuk ka turist të mjaftueshëm amerikan në atë vend.”

Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, hodhi poshtë akuza të tilla në fjalimin e së premtes pas inagurimit të ambasadës amerikane në Havana.

“Kuba nuk është vend i dallimeve racore apo brutalitetit policor. Nuk ka patur të vdekur nga këto praktika.”

Administrata amerikane ka thënë se të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera të diskutueshme do të trajtohen kur zyrtarët amerikanë dhe kubanez të fillojnë ndërveprimet e rregullta.

“Diplomatët kubanë dhe amerikanë do të jenë të lirë të ndajnë pikpamjet të takohen me njerëz të të gjitha fushave në dy vendet ku janë akredituar.”

Sekretari Kerry tha se rifillimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës reflekton vullnetin e popujve të të dy vendeve dhe nuk favorizon asnjë qeveri.

XS
SM
MD
LG