Lidhje

Rrezik pas shpërthimit masiv në Kinë


Autoritetet kineze kanë urdhëruar një evakuim të menjëhershëm të zonës pranë zjarrit masiv dhe shpërthimeve që shkatërruan një zonë industriale në qytetin verilindor Tianjin. Prania e një lënde toksike kimike, sodium cianid, që mund të ketë pasoja vdekjeprurëse, u zbulua në afërsi të zonës së shpërthimit. Deri më tani, autoritetet kineze kishin insistuar që zona nuk ishte ndotur nga elementët kimikë të rrezikshëm.

“Sapo kisha blerë disa gjëra, dhe nuk na lejuan më të lëviznim me makina. Na thanë se është ende e rrezikshme aty.”

Një gazetë shtetërore ka informuar se të gjithë njerëzit në një rreze prej tre kilometrash nga magazina ku ndodhi shpërthimi po evakuohen me forcë për shkak të një ndotjeje kimike të mundshme.

Një ekip prej 200 specialistësh ushtarakë, bërthamorë dhe biokimikë janë duke ekzaminuar zonën për praninë e lëndëve kimike të rrezikshme.

Vatrat e zjarrit kanë vazhduar që nga dita e mërkurë kur ndodhi shpërthimi.

“Policia sapo na tha se duhet të shkojmë të gjithë në rrugë ku do të fillojnë betejën e fundit me zjarrin”.

Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua thotë se tre ditë pas shpërthimit njësitë ushtarake kundër luftës kimike shpëtuan sot një burrë vetëm 50 metra larg zonës së shpërthimit. Dje u shpëtua një zjarrfikës.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve ka arritur në 104, ndër ta përfshihen edhe 21 zjarrfikës, ndërkohë që shumë të tjerë nuk gjenden.

Qindra njerëz vazhdojnë të trajtohen në spital pas shpërthimit të së mërkurës së një depoje magazinimi me materiale të rrezikshme, e ndodhur në një lagje industriale të qytetit të katërt më të madh të Kinës.

XS
SM
MD
LG