Lidhje

Marrëveshja me Iranin


Me vetëm një muaj kohë nga afati për votimin në kongres të marrëveshjes me Iranin, presidenti Barack Obama duket se ka humbur shansin e vetëm për të patur mbështetjen e një republikani për marrëveshjen.
Senatori republikan Jeff Flake, për të cilin Shtëpia e Bardhë kishte lobuar, tha dje se do të votojë kundër marrëveshjes. Ndërkohë agjencia e OKB-së për çështjet bërthamore tha se Irani ka dorëzuar dokumenta të lidhura me një hetim mbi akuzat se Teherani u përpoq të zhvillonte armë bërthamore. Agjencia tha dje se dokumentat u dorëzuan brenda një afati të vendosur si një ndër kushtet për lehtësimin e sanksioneve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG