Lidhje

Kryeministri irakian Haider al-Abadi pranoi rekomandimin e një komisioni hetimor për të dërguar në gjyq ushtarak komandantët irakianë që u tërhoqën nga qyteti Ramadi dhe ja lanë në dorë militantëve të Shtetit Islamik.

Marrja e këtij qyteti qendër të provincës perëndimore të Irakut ishte një fitore e madhe për luftëtarët e Shtetit Islamik, duke iu dhënë kështu kontrollin e një qyteti kryesor të ndodhur vetëm 125 kilometra larg Bagdatit. Humbja e Ramadit e shtyu Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Ash Carter të vinte në dyshim vullnetin e trupave irakiane për të luftuar kundër Shtetit Islamik, ndërkohë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja vazhdon sulmet ajrore.

XS
SM
MD
LG