Lidhje

Egjipti ligj të ri kundër terrorizmit


Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissy nënshkroi dje një ligj të ri kundër terrorizmit që parashikon dënimin me vdekje dhe me burgim të përjetshëm për disa vepra penale dhe që paralajmëron për gjoba të larta për “njoftime të rreme” për sulme terroriste.

Zoti Sissi premtoi në qershor që të forcojë ligjet kundër terrorizmit pasi shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e kryeprokurorit të vendit. Ai fajësoi për sulmin Vëllazërinë Myslimane, një grup që qeveria e tij e ka klasifikuar si organizatë terroriste dhe që e ka luftuar që kur u përmbys Presidenti islamist Mohamed Morsi në korrik 2013.

Sipas ligjit të ri, ata që krijojnë ose udhëheqin një grup terrorist përballen me dënimin me vdekje. Financimi i terrorizmit mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa nxitja e një akti terrorist ose planifikimi i një sulmi të tillë dënohen me burgim.

XS
SM
MD
LG