Lidhje

SHBA, protesta të dhunshme në St. Louis


St. Louis shooting
St. Louis shooting

Protestuesit dje u përleshën me policinë në St Louis të Mizurit pas vrasjes së një afrikano-amerikani gjatë një konfrontimi me policinë. Policia arrestoi të paktën nëntë njerëz dhe përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë protestën

Shefi i Policisë në St Louis, Sam Dotson tha se 18-vjeçari Mensur Ball-Bey u vra pasi ai ngriti armën në drejtim të dy policëve të bardhë ndërkohë që ata po bastisnin një shtëpi. Zoti Dotson tha se Ball-Bay dhe një person tjetër vrapuan jashtë shtëpisë drejt një rrugicë prapa saj dhe policët u vunë në ndjekje të tyre.

Pas përhapjes së lajmit për të shtëna, banorët e lagjes u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe protestuan me zemërim kundër vrasjes së adoleshentit afrikano-amerikan Mansur Ball-Bey. Zoti Dotson tha se policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, pasi shumë prej tyre bllokuan një kryqëzim të rëndësishëm. Nëntë persona u arrestuan gjatë konfrontimit me policinë.

Sam Dotson, Shefi i policisë në St Louis: "Kjo është një zonë e goditur rëndë nga dhuna, dhuna me armë, policët ishin atje për të bërë punën e tyre, për të ruajtur sigurinë në komunitetin tonë. Një grup i protestuesve i mblodh në këtë lagje dhe filloi të kryente akte dhune jo vetëm ndaj policisë por edhe ndaj lagjes".

Incidenti i djeshëm ndodhi pak më shumë se një javë pas përvjetorit të parë të vrasjes së 18 vjeçarit të paarmatosur afrikano-amerikan, Michael Brown, i cili u qëllua pas një konfrontimi me një polic të bardhë në Ferguson.

Vrasja e adoleshentit Michael Brown, dhe incidente të ngjashme në mbarë Shtetet e Bashkuara, çuan në themelimin e lëvizjes kombëtare "Black Lives Matters" e cila lufton kundër trajtimit abuziv të afrikano-amerikanëve nga policia.

XS
SM
MD
LG