Lidhje

Situata në Greqi pas dorëheqjes së Tsiprasit


Anëtarë të majtë të partisë qeverisëse në Greqi do të largohen për të krijuar një parti të re të quajtur Bashkimi Popullor, që do të jetë partia e tretë më e madhe në parlamentin prej 300 vendesh. 25 deputetët thonë se janë të zhgënjyer me mosmbajtjen e premtimit të zotit Tsipras për të mos pranuar masa të reja shtrënguese. Kryeministri Tsipras po largohet nga detyra duke thënë se luftoi për të mbajtur premtimin e tij dhe se ra dakort për marrëveshjen më të mirë të mundshme.

Kryeministri Tsipras informoi Presidentin Pavlopoulos të enjten për dorëheqjen e tij. Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 20 shtator, vetëm shtatë muaj pasi mori detyrën:

“Dua të njoftoj dorëheqjen e qeverisë dhe besoj se duhet të përdoret menjëherë mekanizmi kushtetues për zgjedhje të parakohshme në mënyrë që populli grek të vendosë për mënyrë se si duhet drejtuar vendi për të dalë nga kriza.”

Në rrugët e Athinës, shumë grekë nuk besojnë se zgjedhjet do të sjellin një ndryshim politik stabilizues:

“Çfarë ka për t’u shqetësuar? Kushdo që do fitojë zgjedhjet do bëjë të njëjtën gjë si paraardhësit. Fatkeqësisht, jemi mësuar me këtë lloj situate.”

Pas muajsh negociatash me kreditorët e Greqisë, ministrat e financave në Bruksel dhe qytetarët grekë shpresojnë se vendi do të dalë nga ky cikël, dhe do t’ia dalë mbanë vetë.

Marrëveshja më e fundit e shpëtimit financiar është e treta në pesë vjet. Vendimi i Eurozonës e shpëtoi Greqinë nga një falimentim financiar dhe e ruajti nga dalja prej bllokut të monedhës Euro, të përbërë prej 19 vendesh.

XS
SM
MD
LG