Lidhje

Tensionet mes dy Koreve


Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut pritet të zhvillojnë sot bisedime emergjente të nivelit të lartë ndërsa afrohet afati që Pheniani i ka vënë Seulit që të ndalojë transmetimet propagandistike përgjatë kufirit ose do të përballet me sulme ushtarake.

Ndërsa tensionet vazhdojnë të jenë të larta, Koreja e Jugut ka bllokuar qasjen në një observator turistik pranë kufirit me Korenë e Veriut. Ka njoftime se Pheniani po lëviz artilerinë pranë zonës së çmilitarizuar që ndan dy vendet, për një sulm të mundëshëm ndaj altoroprlantave të zhurmëshëm të Koresë së Jugur që transmetojnë propagandë.

An Myong Hun është zëvendës ambasador i Kombeve të Bashkuara në Republikën Popullore Demokratike të Koresë.

“Nëse Koreja e Jugut nuk ndalon transmetimet kundër Phenianit dhe tëheq të gjitha mënyrat e transmetimit brenda 48 orëve, do të përballet me një kundërsulm të fuqishëm ushtarak.”

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë mijëra trupa në Korenë e Jugut, po i ndjekin nga afër kërcënimet aktuale për agresion. David Shear është Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes Amerikane për Azinë Lindore.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme në angazhimin për mbrojtjen e aleatëve, dhe do të vazhdojë të kordinojë nga afër me Republikën e Koresë. Veprimet provikative të Phenianët i shtojnë tensionet dhe i bëjmë thirrje atij vendi të përmbahet nga veprimet dhe retorika që kërcënojnë paqen rajonale dhe stabilitetin. Ne jemi një me aleatin tonë, Korenë e Jugut.”

Koreja e Veriut i ka dhënë afat sot Koresë së Jugut deri në pesë të darkës sipas orës së Pehnianit që të ndalojë transmetimet kundër Phenianit përgjatë kufirit. Seuli i filloi transmetimet javën e shkuar pas plagosjes së dy ushtarëve të saj nga një minë e nëndheshme.

XS
SM
MD
LG