Lidhje

Shpërthime në Kabul


Members of Afghan security forces keep watch in front of a damaged car that belongs to foreigners after a bomb blast in Kabul, Afghanistan, Aug. 22, 2015.

Members of Afghan security forces keep watch in front of a damaged car that belongs to foreigners after a bomb blast in Kabul, Afghanistan, Aug. 22, 2015.

Një sulm me autobombë pranë një spitali në Kabul vrau 12 vetë të shtunën, duke përfshirë tre kontraktorë amerikan që punonin për njësitë e NATO-s në Afganistan.

Dhjetra njerëz u plagosën nga shpërthimi, që oshëtiu deri në një zonë rezidenciale të kryeqytetit dhe dëmtoi apo shkatërroi më shumë se 12 automjete të tjera.

NATO-ja nuk i ka identifikuar kontraktorët, por tha se njëri prej tyre vdiq në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë vdiqën ndërsa po çoheshin në spital.

Dëshmitarët thanë se bomba kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të huaja që po lëvizte nëpër Kabul ndërsa ajo kaloi pranë një spital privat, Shinozada. Ambasada e fortifikuar e Shteteve të Bashkuara, disa kilometra larg, lëshoi sirenat e saj të emergjencës.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, i fundit në një seri incidentesh vdekjeprurëse këtë muaj që kanë vrarë të paktën 50 persona dhe kanë plagosur qindra të tjerë në Kabul.

Luftëtarët talebanë thonë se kanë kryer shumicën e sulmeve. Aktiviteti i talibanëve ka qenë në rritje këtë vit, pasi forcat amerikane dhe të NATO-s i dhanë fund rolit të tyre luftarak në Afganistan në fund të vitit 2014.

Edhe pse shumica e forcave amerikane dhe të NATO-s janë larguar nga Afganistani, një forcë prej rreth 13.000 mbetet në vend, për kryerjen e trajnimit dhe operacioneve kundër-terrorizmit.

XS
SM
MD
LG