Lidhje

Fëmijët imigrantë në SHBA


Një gjykatëse federale urdhëroi që qeveria amerikane të lirojë menjëherë fëmijët dhe nënat emigrante pa dokumenta që janë të izoluar nëpër qendrat e mbajtjes së familjeve.

Vendimi i djeshëm i gjykatëses Dolly Gee, në Los Anxhelos, e konsideron mbajtjen e këtyre familjeve si shkelje të një vendimi gjyqësor të vitit 1997 ku përcaktohen parametrat e strehimit për fëmijët që ndodhen ilegalisht në vend.

Gjykatësja Gee i jep kohë qeverisë federale deri më 25 tetor për të liruar fëmijët, dhe në shumë raste edhe nënat, pa krijuar vonesa të mëtejshme.

Sipas gazetës Los Angeles Times, autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara mbajnë 1400 fëmijë dhe prindërit e tyre në tre objekte: dy në Teksas dhe një në Pensilvani. Sipas vendimit të vitit 1997, të miturit nën 18 vjeç nuk mund të mbahen për më tepër se 72 orë, përveç rasteve kur mund të përbëjnë rrezik të veçantë për të tjerët.

Qeveria federale pritet ta apelojë vendimin e gjykatëses Gee.

XS
SM
MD
LG