Lidhje

Presidenti Obama kthehet nga pushimet


Presidenti Barack Obama u kthye nga pushimet në Ishullin Martha's Vineyard, të shtetit të Massachusettsit.

Agjencia Associated Press njoftoi se Presidenti e kaloi pjesën më të madhe të kohës gjatë pushimeve dy-javore, duke luajtur golf, në plazh dhe duke ngrënë darkë në restorante me familjen e tij.

Zoti Obama, po ashtu mori pjesë në një mbrëmje të organizuar nga Vernon Jordan, biznesmen, njeri me influencë në politikën amerikane, aktivist i të drejtave civile dhe ish-këshilltar i Presidentit Clinton.

Por Presidentin e presin punë të shumta në Uashington. Sot ai do të flasë në Takimin Kombërar për Energjinë e Pastërt që po mbahet në Las Vegas.

Konferenca mbahet në një kohë që ka mosmarrëveshje mes kompanive që prodhojnë elektricitet përmes energjisë diellore dhe atyre që prodhojnë energji elektrike me forma tradicionale.

XS
SM
MD
LG