Reagime ndaj marrëveshjeve Kosovë-Serbi
Në Kosovë, po vazhdojnë reagimet rreth marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë të martën në Bruksel. Pasi të dy vendet nënshkruan katër marrëveshje, pati reagime të shumta për mënyrën e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që është kundërshtuar nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile.