Lidhje

Rikthehet trafiku marijuanës në Kakavijë


Marijuana
Marijuana

Marijuana
Marijuana

Policia kufitare shqiptare bllokoi në pikën e Kalimit kufitar të Kakavijës 20 pako marijuane që po transportoheshin drejt Greqisë nga një 25 –vjecar shqiptar.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e brendshme të një automjeti me targa shqiptare. Policia tha se po zhvillon hetime për rrjetin e këtij trafiku.

Po sot burimet policore greke njoftuan për zbulimin e një vatre tjetër të mbjellë me narkotikë në zonën e Korinthit nga shtetas të dyshuar si shqiptarë. Policia greke tha se dy shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbjellë mbi 1500 rrënjë marijuanë,të cilat u shkatërruan nga policia greke.

Greqia ka një legjislacion të ashpër si ndaj kultivimit dhe ndaj trafikimit të lëndëve narkotike. Rasti i kultivimit në Korinth është i dyti i zbuluar në Greqi kohët e fundit pas një rasti në zonë e Konicës,ne Greqine veriore, ku u arrestuan dy shtetas shqiptarë si përgjegjës për mbjelljen e disa qindra bimëve marijuanë.

Policia shqiptare ka zbuluar ndërkaq në zonat shqiptare buzë kufirit grek vatra të shumta të kultivuara me marijuanë si në brezin e kufirit tokësor me Sarandën edhe në Gjirokastër. Rikthimi i trafikut të marijuanës në kufirin shqiptaro - grek vjen në një kohë kur policia shqiptare përballet me sipërfaqe masive marijuane të kultivuara në të gjithë vendin.

Operacionet policore në terren janë të pakta ndërsa deri tani nuk është arrestuar asnjë prej krerëve të trafikut apo grupeve kriminale që kontrollojnë sipërfaqet e mbjella.

Policia ankohet edhe për një bashkëpunim të pakët nga njësitë e reja vendroe që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit. Një ligj i posacëm i detyron administratorët vendorë të raportojnë në polici rastet e kultivimit ne zonat e tyre dhe në të kundërt ata duhet të penalizohen.

XS
SM
MD
LG