Lidhje

Kundërshtimet ndaj marrëveshjes me Iranin


Një grup prej rreth 200 ushtarakësh amerikanë të dalë në pension po u bëjnë thirrje ligjvënësve amerikanë ta kundërshtojnë marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin, me argumentin se ajo nuk e ndalon Teheranin të ndërtojë armë bërthamore.

Kjo pason një tjetër letër të 36 ish-ushtarakëve të lartë, të cilët shprehën mbështetje për marrëveshjen.

Kongresi ka afat deri më 17 shtator të votojë për marrëveshjen. Marrëveshja kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, në shkëmbim të kufizimit të programit bërthamor dhe lejimit të monitorimit të këtij programi.

XS
SM
MD
LG