Lidhje

Mjekët janë duke hequr dhe ngrirë vezoret dhe testitet e fëmijëve me kancer me shpresën që të jenë në gjendje për të ruajtur pjellorinë e tyre kur të rriten. Trajtimet e kancerit mund të shkaktojnë sterilitet, kështu që kirurgët janë duke hequr organet riprodhuese të pacientit, ndërsa shkencëtarët kërkojnë një mënyrë për rigjallërimin e tyre në të ardhmen.

Nëse fëmija diagnostikohet me kancer, mendimi i menjëhershëm i prindit është mirëqenia dhe mbijetesa e fëmijës. Mjekët në Spitalin e Fëmijëve Lurie janë duke u kërkuar prindërve për të marrë një hap më tej për të siguruar lumturinë e ardhshme të fëmijës së tyre.

Është një eksperiment që një ditë mund t’u japë fëmijëve si Talia Pisano, 2 vjeçare, një shans për të pasur një fëmijë të saj në të ardhmen.

Mjekët janë duke hequr dhe ngrirë vezoret ende të paformuara dhe indet e testiteve, me shpresë për t’i vendosur ato përsëri kur pacientët arrijnë moshën e rritur dhe duan të krijojnë familje. Askush nuk e di ende nëse eksperimenti do të dalë me sukses. Por kirurgia pediatër, Erin Rowell është optimiste.

"Mundësia është për të ruajtur një vezore para se të dëmtohet nga terapia ose barnat dhe pastaj të shpresojmë që këto vezore të funksionojnë normalisht në të ardhmen".

Procedura ka dhënë rezultat tek të rriturit, dhe më shumë se 30 foshnje kanë lindur nga gra që u ishin hequr vezoret dhe iu vendosën përsëri pas trajtimit të kancerit, apo pasi kishin kaluar kushte të tjera të rënda shëndetësore. Por procedura të tilla tek fëmijët janë ende eksperimentale.

Operacionet e heqjes së indeve janë bërë në mënyrë tipike, ndërsa një fëmijë vihet në gjumë për një arsye tjetër. Ndërsa puna për përparimin e shkencës në këtë fushë vazhdon, brezi i parë i fëmijëve, indet e të cilëve janë vënë në akull, rritet.

Mjekët përballen me një sfidë delikate; idenë e një procedure tjetër mjekësore kur familjet ende përpiqen për të përballuar diagnozën e frikshme dhe planin e vështirë të trajtimit.

Dr. Rowell thotë se një pjesë e sfidës është se ato vezoret që ende nuk kanë pasur stimulim natyror të trupit, mund refuzohen nga trupi.

Nëna e Talia Pisanos, Maria është duke shpresuar se një ditë vajza e saj do të bëhet nënë. Vitin e kaluar, Talia ishte trajtuar për kancerin e veshkave, por kanceri u përhap në tru dhe në prill të këtij viti mjekët i hoqën një nga vezoret.

Lindja e një fëmije në Belgjikë i bën shkencëtarët të mendojnë se ata janë në rrugën e duhur. Indet e vezoreve ishte hequr nga e ëma kur ajo ishte 13 vjeç, para se të fillonte trajtimin për anemi. Gjithashtu, sipas raportit mjekësor, kur indet iu hoqën dhe u ngrinë, ajo kishte shenja të pubertetit. Indet e vezoreve u shkrinë dhjetë vjet pasi kishin qëndruar të ngrira dhe iu bashkëngjitën vezore të mbetura në trup. Ajo lindi nëntorin e kaluar, pas një shtatzënie normale.

Por çështja është për vajzat para-pubertetit si Talia Pisano. Mjekja Jill Ginsberg e Spitalit të Fëmijëve në Filadelfias është ndër të parat në këtë fushë. Pacienti i saj është 10 vjeçari Michael Richert i cili po trajtohet për një tumor në tru. Në fillim të këtij viti, atij iu hoqën indet e testiteve pas një transplantimi të qelizave burimore, para fillimit të kimioterapisë. Richert është nga një familje e zgjeruar dhe i pëlqen të imagjinojë se si ai do të luajë me djalin e tij të ardhshëm.

Dr. Ginsberg bën thirrje për kujdes.

"Ne nuk duam të premtojnë gjëra që nuk mund t’i japim. Dy studime në këtë fushë janë shumë të reja dhe nevojiten studime të tjera për të vërtetuar se këto inde mund të përdoren pas ngrirjes tek fëmijët. Por të paktën diçka po bëhet."

Në Qendrën spitalore Lurie, Maria Pisano është gjithashtu e vetëdijshme se suksesi nuk është i garantuar. Ajo është optimiste dhe pse thotë:

"Duket si një ide e madhe, dhe jam e lumtur që vajza ime merr pjesë në të. Është e mahnitshme që mund të bëjmë diçka të tillë për t’i ardhur në ndihmë.”

Por do të kalojnë shumë vite para se këta fëmijë do të kenë mundësinë të bëhen prindër. Ndërsa prindërit e tyre përpiqen t’u japin një shans për t'u bërë nëna dhe baballarë.

XS
SM
MD
LG