Lidhje

Anketa e re: Trump në krye


Një anketë e re tregon se Donald Trump e ka rritur avantazhin e tij në garën republikane për zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Sondazhi i Universitetit Quinnipiac i publikuar të enjten tregon se miliarderi i pasurive të patundshme gëzon një mbështetje prej 28 për qind në mesin e votuesve republikanë në të gjithë vendin. Ai kryeson ndaj ish-neurokirurgut Ben Carson, i cili vjen i dyti me rreth 15 pikë më pak.

Ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, djali dhe vëllai i dy ish-presidentëve amerikanë është edhe më prapa, po ashtu si edhe kandidatët e tjerë republikanë. Garat e para për emërimin republikan do të zhvillohen në muajin shkurt.

Sulmet dhe batutat e zotit Trump ndaj disa kundërshtarëve të tij dhe gazetarëve kanë marrë mbështetjen e disa republikanëve të lodhur nga grindjet politike në Uashington. Por shpërthimet e tij të herëpashershme i kanë larguar disa republikanë të tjerë, shumë prej të cilëve thonë se nuk mund ta mbështesin në asnjë mënyrë zotin Trump.

Në kampin demokrat, ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton vazhdon të kryesojë ndaj pretendentëve të tjerë. Por sipas anketës Quinnipiac, përqindjet e saj kanë ardhur duke rënë për shkak të dyshimeve rreth përdorimit prej saj të një llogarie email privat për punë qeveritare, kur ishte diplomatja më e lartë e vendit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG