Lidhje

Egjipti dënon gazetarët e Al-Jazeeras


Një gjykatë egjiptiane shpalli fajtorë tre gazetarë të rrjetit Al-Jazzera për mbështetje ndaj partisë së ndaluar, Vëllazëria Myslimane, dhe i dënoi ata me tre vjet burg.

Gjykata në Kajro i njoftoi sot vendimet dhe dënimet e rigjykimit.

“Vendimi i sotëm sfidoi logjikën dhe arsyen,” tha Mostefa Souag, drejtues i lartë i rrjetit mediatik Al-Jazeera.

Vendimet “përfaqësojnë shtypjen totale ndaj shprehjes së lirë që po shihet sot në Egjipt, tha Nicholas Piachaud me Amnesty International. Ai shtoi se kishte shpresuar se trysnia ndërkombëtare ndaj Egjiptit do të çonte në lirimin e tyre.

Gjatë shpalljes së dënimeve, gjykatësi Hassan Farid tha se gazetarët kishin paisje që nuk ishin miratuar nga forcat egjiptiane të sigurisë. Gjykatësi tha se gazetarët po përhapnin lajme të pavërteta dhe se e kishin pëdorur dhomën e hotelit si qendër trasnmetimesh pa leje.

Vendimi pritej në fillim të muajit por gjykata i shtyhu disa herë procedurat që kur kanadezi Mohamed Fahmy, egjiptiani Mohamed Baher dhe australiani Peter Greste u arrestuan në dhjetor 2013.Të tre gazetarët u dënuan më shumë se një vit më parë - Greste dhe Fahmy me shtatë vjet burg dhe Mohamed me 10 vjet.

Një gjykatë apeli vendosi në janar se atyre duhej t’u jepej një gjykim të ri, pasi prokurorët nuk arritën të sigurojnë prova të mjaftueshme për të treguar se ata mbështetën Vëllazërinë Muslimane.

Ndërsa Greste u kthye në Australi, Mohamed dhe Fahmy mbeti i lirë me kusht në Egjipt.

XS
SM
MD
LG