Lidhje

10 vjetori i uraganit Katrina


Ish presidenti amerikan Bill Clinton do të vizitojë sot qytetin jugor Nju Orlins për të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 10 vjetorin e uraganit vdekjeprurëse Katrina, i cili çoi në përmbytjen e 80 përqind të atij qyteti dhe la rreth 1,800 njerëz të vdekur.

Bandat frymore dhe këmbanat e kishës do të shënojnë ditën kur stuhia ekstreme shpërtheu pritat dhe përmbyti qytetin. Stuhia dhe përmbytjet shkatërruan 100 mijë shtëpi, zhvendosën një milion njerëz dhe bënë që Katrina të bëhet sinonim i shkatërrimit.

Zyrtarët e Nju Orlinist kanë në plan të vënë kurora në vendet më të dëmtuara, përfshi një lagje të varfër një pritë e rendësishme u shkatërrua, duke bërë që shumë banorë të mbyteshin në ujërat e tërbuara dhe shumë të tjerë u bllokuan në lartësitë e banesave të tyre.

XS
SM
MD
LG