Lidhje

Greste: Dënimi, politikisht i motivuar


Gazetari australian i rrjetit Al Jazeera, Peter Greste, tha sot se dhënia e dënimeve ndaj tij dhe kolegëve të tjerë gazetarë ishin të motivuara politikisht. Ai po i bën thirrje presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sissi që të falë gazetarët.​

“Tani e ka në dorë president Sissi që të bëjë atë që ka premtuar që në fillim dhe kjo është falja ndaj nesh nëse do të dënoheshim ndonjëherë. Dënimi është i gabuar, të gjithë e dinë që është gabim. Do të përdorim çdo mjet ligjor, politik, diplomatik dhe social në dispozicionin tonë.”

Zoti Greste thotë se Ministrja e Jashtme e Australisë ka premtuar mbështetjen e saj për përbysjen e dënimit.

Një gjykatë në Egjipt gjeti gazetarët Greste, shtetasin kanadez Mohamed Fahmy dhe egjiptianin Baher Mohamed, fajtorë për mbështejte ndaj partisë së ndaluar, Vëllazëria Myslimane, dhe i dënoi ata me tre vjet burg.

Zoti Greste foli po ashtu edhe për dëmin e shkaktuar ndaj familjeve nga ky vendim i gjykatës.

“I njoh familjet e tyre. Baher ka tre fëmijë të vegjël me më të voglin që festoi 1 vjetorin të premten. E njoh gruan e Mohamedit, Mowar. Fola me të dhe siç edhe mund ta imagjinoni, ajo është tërësisht e dërrmuar nga vendimi. Ata u martuan vetëm një muaj më parë.”

Zoti Greste tha se çështja ishte tërësisht e pa bazë, duke shtuar se prokurorët nuk paraqitën dëshmi ndonjëherë që provonin akuzat ndaj tyre. Nuk është e qartë nëse zoti Greste përballet me ekstradim nga Australia për në Egjipt për t’u bashkuar në burg me kolegët e tij. Shtetet e Bashkuara janë mes shteteve që kanë thënë se Egjipti i ka bugosur padrejtësisht gazetarët.

XS
SM
MD
LG