Lidhje

BSH: pozitive lufta kundër informalitetit


Guvernatori Genti Sejko komenton operacionin e nisur nga autoritetet. “Në Shqipëri niveli i ekonomisë informale më i lartë edhe se vendet e rajonit”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha sot se operacioni i ndërmarrë nga qeveria kundër informalitetit do të kishte efekte të shumta pozitive në ekonominë e vendit. “Informaliteti në Shqipëri është i ekzagjeruar, si në krahasim me vendet europiane ashtu dhe me ato të rajonit. Raporti mes të ardhurave dhe prodhimit të brendshëm bruto në vend është 20 përqind, ndërkohë që në rajon është mes 30 dhe 40 përqindëshit”, u shpreh guvernatori gjatë një daljeje publike në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së Bankës qendrore.

Sipas zotit Sejko, lufta ndaj informalitetit do të mund të sjellë shmangien e bilanceve të dyfishta nga ana e kompanive. Një gjë e tillë, shpjegoi ai “do të ndikonte dhe në përmirësimin e kredidhënies. Nëse bizneset nuk pasqyrojnë të ardhurat reale në bilancet dhe pasqyrat e tyre financiare, ka vështirësi serioze nga ana e bankave për të parashikuar të ardhmen e financiare të këtyre bizneseve dhe për të bërë projeksione, dhe sigurisht kjo ndikon në vendimmarrjen e tyre për të dhënë më pas kredi. Formalizimi i ekonomisë do të ndihmonte dhe në zhvillimin e tregjeve të kapitalit”, nënvizoi guvernatori.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën e interesit e cila është në kuotën e 2 përqindve. Që prej vitit 2011 kur norma e interesit ishte 5.25 përqind, Banka ka ndërhyrë 11 herë duke e ulur atë në minimumin e saj historik. Sipas Bankës vendimi për të mos e ndryshuar normën e interesit u mbështet nga fakti se“tendencat aktuale dhe të pritura të zhvillimit të ekonomisë, niveli aktual i stimulit monetar, si dhe përmirësimi i pritur i mekanizmit të transmetimit të politikës monetare, do të mundësojnë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv brenda një horizonti kohor afatmesëm”, shpjegoi guvernatori Sejko.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG