Lidhje

Vazhdojnë dyshimet mbi email-at e sekretares Clinton


Democratic presidential candidate Hillary Rodham Clinton poses for a photo with two of her supporters on the campus of Case Western Reserve University in Cleveland.
Democratic presidential candidate Hillary Rodham Clinton poses for a photo with two of her supporters on the campus of Case Western Reserve University in Cleveland.

Një ish-punonjës i Departamentit të Shtetit që ndihmoi ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton të instalonte serverin privat të emailit, thotë se nuk do të dëshmojë para një komisioni të posaçëm të Kongresit që po heton sulmin vdekjeprurës të vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë.

Avokatët e Brian Paglianos i dërguan këtë javë një letër komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve me anë të së cilës ai kërkon zbatimin e së drejtës së tij që të mos u përgjigjet pyetjeve që mund ta ekspozojnë ndaj akuzave kriminale.

Gazeta the Washington Post që shkruajti e para për letrën dje, thotë se Pagliano punonte në Departamentin e Shtetit në seksionin e teknologjisë informative gjatë kohës kur zonja Clinton ishte Sekretare Shteti nga voti 2009 deri në 2013, pasi kishte punuar më parë në fushatën e saj presidenciale të vitit 2008.

Ai e instaloi serverin privat të emailit në shtëpinë e zonjës Clinton në Nju Jork në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG