Lidhje

Akuzat e ish zyrtarit të policisë


Ish shefi i antikontrabandës në Fier Dritan Zagani flet për lidhje të drejtuesve të policisë me trafikantë.

Në Shqipëri ish shefi i antidrogës së Fierit Dritan Zagani ka lëshuar akuza ndaj policisë për lidhje të zyrtarëve të saj me trafikantë të lëndëve narkotike në një intervistë të gjatë për Gazetën Shqiptare dhe televizionin News 24

Zagani i cili është shpallur në kërkim pasi ndodhej në arrest shtëpie për shpërdorim detyre dhe kalim informacionesh një pjestari të Guardia di Finanza italiane flet në pjesën e parë të intervistës, për disa raste në të cilat policia sipas tij ose nuk kishte vepruar ose i kishte dekonspiruar operacionet duke i kaluar të dhënat, trafikantëve që duheshin goditur, shprehet ish shefi i antidrogës së Fierit. Zagani tregon dhe për një grup kriminal që sipas tij ka kryer kalime të sasive të mëdha të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë e që sipas tij kishte mbrojtje në nivele të larta.

Opozita reagoi duke i cilësuar tronditëse dëshmitë e ish shefit të antidrogës dhe kërkoi shpjegime nga autoritetet e ministrisë dhe policisë. Sipas deputetit demokrat Flamur Noka heshtja e autoriteteve tregon përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë.

Pasdite vonë ministria e brendshme reagoi ndaj deklaratave të opozitës, por pa komentuar akuzat e ish oficerit të policisë. Në deklaratën e ministrisë shprehet “keqardhje që partia kryesore e opozitës të shndërrohet në një zëdhënëse të një ish-zyrtari të shpallur në kërkim, i cili po gjykohet për dekonspirim të aksioneve të Policisë së Shtetit gjatë kohës që ishte në detyrë”, shprehet Ministria.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG