Lidhje

Marrëveshje mes katër vendeve evropiane për krizën


Mes skenave kaotike në kalimet kufitare dhe stacioneve të trenit në mbarë Evropën, Maqedonia, Serbia, Hungaria dhe Austria nënshkruan një marrëveshje për të adoptuar një qasje të përbashkët për krizën e refugjatëve dhe imigrantëve në vendet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat humanitare në rritje.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua të premten në Ohër të Maqedonisë nga ministrat e brendshëm të Maqedonisë, Serbisë, Austrisë dhe zëvendësministri i brendshëm i Hungarisë.

“Ne theksuam këtu se çështjet e imigracionit global nuk mund të adresohen me zgjidhje të fragmentuara”, tha ministri i brendshëm maqedonas Mitko Cavkov. "Dokumenti që nënshkruam përfaqëson një platformë për aktivitete të përbashkëta që do të specifikohen në takimin e ardhshëm të ministrave të brendshëm të BE-së.”

Ministrja e brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner shtoi se një qasje e përbashkët për krizën e refugjatëve do të sjell një zgjidhje bashkëkohore që do të adresojë jo vetëm krizën në kufi për katër vendet tona, por gjithashtu me çështjen e ndihmave dhe financimin, si dhe krimin e organizuar dhe trafikimin e qënieve njerëzore.

XS
SM
MD
LG