Lidhje

Poroshenko: Rusisë ti hiqet e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha të premten se Rusisë i duhet hequr e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të veprimeve agresive në pjesën lindore të trazuar të vendit të tij. Presidenti Poroshenko foli në një intervistë ekskluzive për Myroslava Gongadze të shërbimit ukrainas në Zërin e Amerikës.

Zoti Poroshenko tha se Rusia duhet të mbetet anëtare e Këshillit të Sigurimit pasi është fuqi ushatarake udhëheqëse por se komuniteti global do të jetë më i sigurtë nëse u jepet fund aftësive të Rusisë për të nxjerrë pengesa në OKB.

“I duhet hequr e drejta e vetos për konfliktet ku është e përfshirë. Jo vetëm që e bën mekanizmin e Këshillit të Sigurimit më efektiv, por do të rikthente efikasitetin e mekanizmit sepse aktualisht Këshilli i Sigurimit është thjeshtë i bllokuar dhe prandaj nuk mund të luajë këtë rol. Nuk kemi alternativë tjetër.”

Zoti Poroshenko theksoi hedhjen poshtë nga Rusia muajin e kaluar të një rezolute të Këshillit të Sigurimit për të krijuar një tribunal ndërkombëtar për krime për të hetuar rrëzimin e avionit malajzian MH17 mbi Ukrainën lindore ku humbën jetën 298 njerëz.

Ukraina dhe vende të tjera thonë se militantët e mbështetur nga Rusia po vepronin në zonën nga ku u lëshua raketa, ndërsa rebelët kanë fajësuar forcat ukrainase për rrëzimin e avionit.

Si zoti Poroshenko ashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin do të mbajnë fjalime në sesionin e 70-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga fundi i muajit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG