Lidhje

Avionët e Emirateve godasin rebelët në Jemen


Avionët luftarak nga Emiratet e Bashkuara Arabe bombarduan objektiva të shiitëve huthi në Jemen të shtunën, një ditë pasi të paktën 55 ushtarë të koalicionit saudit u vranë nga një sulm i rebelëve me raketë.

Burimet mjekësore në spitale në Sanaa, që ka qënë nën kontroll të micilisë huti aleate me Iranin për gati një vit, thane se 24 civilë u vranë në qytet si resultat i sulmeve.

Sulmet ajrore vijnë një ditë pasi 10 trupa saudite u vranë në një sulm me raketa të rebelëve që goditi një depo municionesh në Marib, rreth 120 kilometra në lindje të Sanaasë. Ai sulm la gjithashtu 45 ushtarë të Emirateve dhe pesë të Bahreinit të vdekur tha të shtunën media saudite.

Ky ishte pranimi i parë publik nga sauditët i trupave tokësore në Jemen, ku ata drejtojnë një koalicion që ka në shënjestër rebelët shiitë huthi dhe aleatët e tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG