Lidhje

Gjirokastër, polia arreston tre zyrtarë të tatimeve


Gjirokastra, Police Station

Gjirokastra, Police Station

Policia e Gjirokastrës tha sot se arrestoi tre zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Gjirokastër me akuzën për shpërdorim detyre. Burime zyrtare pohuan se tre zyrtarët i përkisnin sektorit të verifikimeve në terren të biznesit dhe dyshohet se kanë kryer shkelje gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas të dhënave paraprake, tre zyrtarët dhe një tjetër e shpallur në kërkim akuzohen se në një njësi biznesi në qytezën e Këlcyrës nuk kishin mbajtur procesverbal kostatimi të gjendjes së rreth 230 pajisjeve pa faturën përkatëse.

Arrestimi i tre zyrtarëve vjen në një kohë kur qeveria ka ndërmarrë në Shqipëri një operacion kundër informalitetit të biznesit. Operacioni erdhi pas treguesve gjithnjë e në rënie të mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe doganore.

XS
SM
MD
LG