Lidhje

Himni për Nënë Terezën


Në Prishtinë, të shtunën mbrëma u intonua himni kushtuar nobelistes për paqe Nënë Tereza, në 18 vjetorin e vdekjes së saj. Himni që u këndua nga sopranoja shqiptare Inva Mula mban titullin e poezisë së Nënë Terezës “Lamtumirë”, që e shkroi vetë gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë të Indisë. Në manifestimin që u mbajt në Katedralen që mban e emrin e saj, morën pjesë përfaqësues vendas e ndërkombëtarë dhe artistë të shumtë shqiptar. Nga Prishtina njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.

XS
SM
MD
LG