Lidhje

Australia do të pranojë refugjatë


Ndërsa vendet evropiane janë të ndara për fluksin e paparë të imigrantëve, Australia tha se do të pranojë refugjatë nga kampet që kufizohen me Sirinë dhe Irakun dhe është e gatëshme të ofrojë më shumë ndihma financiare. Kryeministri Tony Abbot, shtoi se një reagim i fuqishëm sigurie ishte i nevojshëm për rajonin.

Qeveria australiane pritet të marrë vendimin brenda një jave nëse do të marrë pjesë në sulmet kundër rebelëve të Shteti Islamik në Siri. Që nga viti i kaluar, Australia ka qënë pjesë e operacioneve në Irak. Kryeministri australian Tony Abbott foli për gazetarët në Canberra:

“Është e rendësishme që të ketë një reagim humanitar por gjithashtu e rendësishme është që të kemi një reagim të fuqishëm sigurie dhe do të kemi më shumë për të thënë më vonë gjatë javës.”

Ministri australian për imigracionin, Peter Dutton, do të shkojë në Gjenevë për takime me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refujgatët. Ai do të diskutojë rreth mënyrave që Australia mund të ndihmojë edhe më tej me krizën e refugjatëve, tha kryeministri Abbott.

“Jemi të gatëshëm të marrim më shumë njerëz nga rajoni i trazuar në bazë të programit tonë humanitar dhe për refugjatët dhe jemi të gatshëm të japim më shumë ndihma financiare për Kombet e Bashkuara në javët dhe muajt që vijnë.”

Njoftimi i qeverisë vjen ndërsa kriza e refugjatëve në Evropë intesifikohet, ndërsa shumë politikanë të njohur në Australi bëjnë thirrje që të pranohen menjëherë 20 mijë refugjatë sirianë.

Ndërsa është treguar i gatshëm të pranojë më shumë refugjatë nga Siria dhe Iraku, zoti Abbott nuk pranon të prononcohet nëse vendi i tij do të kapërcejë shifrën e caktuar prej14 mijë refugjatësh që do të presë vendi i tij.

XS
SM
MD
LG