Lidhje

Franca, fluturime vëzhgimi mbi Siri


Presidenti francez Francois Hollande tha sot se Franca do të fillojë fluturime vëzhgimi mbi Siri, para se të bashkohet me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të vendeve që po kryejnë goditje ajrore kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Avionët luftarakë francezë kanë marrë pjesë në goditje ajrore që kanë vënë në shënjestër ekstremistët në Irak, por do të ishin vendi i parë perëndimor përveç Shteteve të Bashkuara që do të merrnin pjesë në bombardime në Siri.

Presidenti francez tha se nuk po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave tokësore franceze në Siri, ku trupat qeveritare, luftëtarët kryengritës, forcat e lidhura me al-Kaidën dhe ekstremistët e Shtetit Islamik po kryejnë luftime për kontrol territori.

XS
SM
MD
LG